Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Francez popullarizon Bullgarinë me enoturizmin

Foto: BGNES

Itineraret për frekuentimin e kantinave dhe për degustimin e verës janë një shans që Bullgaria të tërheqë turistë me mundësi më të mëdha. Krahas kësaj kjo mund të ndihmojë që vendi të mos pranohet më si një destinacion i lirë i turizmit alkoolik. Këtë ide na inspiron Guy Labeyrie – një francez i cili ka për qëllim të popullarizojë Bullgarinë si një destinacion për enoturizmin i cili përfshin gjithçka lidhur me origjinën dhe prodhimin e verës, me degustimin dhe konsumimin e verërave të mrekullueshme.

Ai është nga një rajon francez ku prodhohet vera e njohur Bordo. Në Bullgari erdhi për të jetuar sepse u dashurua me një bullgare. Këtu ai krijoi një firmë turistike dhe disponon një kantine për prodhimin e verërave. Pjesa dërmuese e turistëve ekskursionet e të cilëve vet ai organizon në Bullgari janë bashkatdhetarë të tij.


Në vitin 2007 kur Bullgaria u bë anëtare e BE-së erdha këtu për të frekuentuar disa kantina dhe për të njohur se si rriten hardhitë këtu – tregon Guy Labeyrie. -Atëherë vizitova edhe Rumaninë, por zbulova se Bullgaria është një vend më i bukur, megjithëqë është më i vogël. Jetoj në qytetin Plovdiv. Përveç kësaj këtu zbulova dhe dashurinë time. Nuk flas bullgarishten, sepse kam përkthyese personale – pra bashkëshorten e mi. Për vit organizojmë itinerare turistike në Bullgari për afro 3 mijë turistë francezë. Krahas kësaj në ekskursionet tona përfshihen edhe adhurues të tjerë të verërave të shijshme nga mbarë bota.

Bashkëbiseduesi është i mendimit, se në Bullgari nuk është as e lehtë, as e vështirë të bëhet biznes.

Është e lehtë, sepse Bullgaria është një vend i panjohur për turistët prandaj është tepër tërheqës. Nga ana tjetër vështirësitë vijnë nga dallimi në standardet – ka hotele të mira, por ka të tilla të cilat nuk iu përgjigjen shpresave. Shpesh në kantinat nuk ofrojnë verërat e përshtatshme për turistët e huaj. Ka verëra të cilat për Bullgarinë janë të mira, por nuk iu përgjigjen shijes së turistit të huaj. Firma ime është anëtare e Asociacionit të Operatorëve Turistikë dhe të Agjencive Turistike Bullgare. Ky asociacion na ndihmon dhe na këshillon. Për mua Bullgaria është një destinacion i mirë, por reklama nuk është e mjaftueshme. Ka vende në të cilët njerëzit nuk e dinë se ku ndodhet Bullgaria. Ata nuk e kanë dëgjuar bile se vendi ka një turizëm i mirë detar dhe kulturor se aty ka çfarë të shihet.


Degustime të verërave për grupe të vogla, peizazhe të mrekullueshme, takime interesante, histori të pasur, arkitekturë të lashtë, gjella të shijshme  - kjo është formula me të cilën bashkëbiseduesi Guy Labeyrie tërheq francezët në Bullgari.

Francezët nuk e njohin Bullgarinë. Që nga viti 2015 ka fluturime çarter nga Franca deri në Bullgari. Kur kishte probleme në Tunizia, Egjipti dhe Maroku, njerëzit që deshën të pushojnë në det kërkuan mundësi të rera. Ata njiheshin Greqinë dhe Spanjën prandaj shumë francezë vendosën të zbulojnë Bullgarinë, i cili ishte një vend i vogël dhe i panjohur për ta. Por në Francë ka problem lidhur me përfytyrimin e krijuar për Bullgarinë. Në mediat ka mjaftë botime për probleme të ndryshime si për shembull ai me romët. Imazhi i Bullgarisë vuan nga kjo. Mirëpo, kur turistët e parë francezë erdhën këtu mbetën të kënaqur. Ata u habitën kur zbuluan historinë e pasur dhe bukurinë e natyrës. Francezët nuk pëlqejnë kastravecët, por ata janë pjesë përbërëse të sallatës tipike bullgare quajtur shopska dhe të taratorit. Prandaj kur vijnë këtu thonë se ky është vendi i kastravecëve. Megjithëkëtë pëlqejnë kosin dhe ushqimet e tjera tipike bullgare që mund të shijojnë në restorantet.

Sipas bashkëbiseduesit, i cili që prej 10 vitesh jeton në Bullgari, vendi është në gjendje të ofrojë udhëtime të specializuara turistike, siç janë itineraret e enoturizmit për shijimin e verërave të gërshetuara me frekuentime të objekteve kulturore. Sipas tij njerëzit që preferojnë turizmin e specializuar janë me kërkesa dhe me mundësi më të mëdha. Ata dëshirojnë të njihen me kulturën, kërkojnë të frekuentojnë vende me histori të pasur dhe preferojnë luksin dhe shërbimin perfekt në hotelet dhe restorantet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal, arkiv BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Suksese rekorde, por me perspektiva të paqarta - për optimizmin në turizëm gjatë vitit 2024

Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..

botuar më 25-01-05 9.05.PD

Një urë prej druri dhe një park i ri në Ruse do të lidhin njerëzit me natyrën

Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..

botuar më 25-01-05 7.30.PD

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..

botuar më 25-01-04 7.30.PD