Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesioni “ndërmjetës shëndetësor” në Bullgari

Me rëndësi më të madhe është që t’i ndihmosh njerëzit” – është e mendimit ndërmjetësja shëndetësore Remziye Hasanova

“Roli i ndërmjetësit shëndetësor është që të jetë lidhja mes njerëzve nga shtresat e ulëta të minoriteteve dhe shërbimeve sociale. Për shkak të specifikës së vet profesioni nuk është tërheqës, por po të fillosh ta praktikosh, ai shndërrohet në diçka më shumë sesa një profesion. Në fillim kisha dyshime. Mirëpo, në qoftë se tani më propozojnë që të jem ndërmjetës shëndetësor, nuk do të mendoj për asnjë sekondë” – thotë Remziye Hasanova nga fshati Rakovski i rrethit të Razgradit. Ajo është një prej 200 ndërmjetësve shëndetësorë në Bullgari.

“Historia e ndërmjetësisë shëndetësore në Bullgari filloi që në vitin 2001. Atëherë startoi zbatimi i një projekti për përmirësimin e aksesit të romëve në shërbimet shëndetësore në qytetin Kjustendill. Që nga viti 2007 “ndërmjetësi shëndetësor” është një profesion me buxhet të deleguar nga shteti, ndërsa bashkitë emërojnë punonjësit.” – na shpjegon Remziye Hasanova. Ajo është 61 vjeçare, ka dy fëmijë dhe katër nipër. Ka 38 vjet stazh pune, 12 prej të cilave si ndërmjetëse shëndetësore. Për punën e saj ajo flet me shumë dashuri. Thotë se gjatë vitit 2006 është paraqitur në një konkurs të organizuar nga fondacioni “Problemet shëndetësore të pakicave” dhe e kanë miratuar për këtë punë. Ka mbaruar një kurs dhe ka certifikatë, e cila ia jep të drejtën e ushtrimit të profesionit. Që nga atëherë deri më sot ajo punon si ndërmjetëse shëndetësore. Vendi i saj i punës është në godinën e bashkisë së fshatit Rakovski, ndërsa çdo të mërkurën ajo viziton qytetin e afërt Razgrad.

“E vë theksin te rritja e kulturës shëndetësore të popullsisë duke punuar individualisht dhe me grupe të veçanta na tregon Remziye Hasanova. Ajo shton se roli i saj është ta informojë shoqërinë për nevojën për vaksina, merr pjesë në fushata të ndryshme kombëtare për imunizime të jashtëzakonshme.

Puna e saj është që t’i ndihmojë njerëzit nga shtresat e ulëta sociale dhe të lehtësojë qasjen e tyre te shërbime të ndryshme shëndetësore dhe sociale. Ajo i informon gjithashtu për sistemin shëndetësor. Është kategorike se si ndërmjetëse shëndetësore i njeh problemet specifike të bashkësisë ku punonsepse është një prej tyre. Të rëndësishme për veprimtarinë e saj janë marrëdhëniet e mira të partneritetit me institucionet vendore shëndetësore dhe sociale, me specialistët shëndetësorë dhe qendrat sociale në bashkësi.

“Mund të deklaroj guximshëm se njerëzit më besojnë dhe janë mirënjohës.Ndihem e dobishme dhe e respektuar” – thotë Remziye Hasanova.

“Më kërkojnë pas përfundimit të ditës së punës, të shtunën dhe të dielën. Gjithmonë i ndihmoj” – deklaron ndërmjetësja shëndetësore. Në shikim të parë problemet e njerëzve me të cilat punoj janë të zakonshme, por për ta ato janë të mëdha dhe zgjidhja e tyre është me rëndësi të madhe.“Pasi vjen koha kur aplikohet për ndihmat për ngrohje para shtëpisë sime grumbullohen njerëz, të cilët më kërkojnë ndihmë në plotësimin e kërkesës” – thotë Remziye. Ajo është mirëseardhur edhe në shtëpitë e njerëzve, ku njihet me problemet e tyre. Remziye Hasanova nga fshati Rakovski i rrethit të Razgradit e ka pranuar profesionin e saj si një kauzë humane dhe fisnike.

“Buzëqeshjet e njerëzve janë vlerësimi i punës sime.E dua shumë profesionin tim, e praktikoj me dëshirë dhe gjithmonë jam gati t’i ndihmoj njerëzit” – shton ndërmjetësja shëndetësore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Sadet Safet dhe arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD