Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mbi 30 janë viktimat e tërmetit në Turqi

Foto: EPA/BGNES

Numri i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm në Turqinë Lindore, që lëkundi fqinjën tonë Lindore më 24 janar, arriti 45. Lëkundja më e fortë me magnitudë 6,8 ballë të Rihterit ishte me epiqendër në provincën Elazig, në qytezën detare Sivrice. Veprimet shpëtuese e ndihmuese po vazhdojnë. Në Elazig dhe në Malatia mbi 80 godina janë rrëzuar tërësisht, të paktën 645 kanë dëme serioze. Presidenti Rexhep Taip Erdogan premtoi se shteti do të bëjë çmos për të siguruar strehim për të gjithë njerëzit e prekur nga fatkeqësia.


SHBA-ja u ndërhy në dialogun Serbi-Kosovë

Foto: BTA

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, i cili është dhe ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin. Pas arritjes së marrëveshjes me Lufthansa për linjën ajrore mes Serbisë dhe Kosovës, Grenell nënvizoi se si rezultat i vizitave do të hapet dhe transporti hekurudhor mes Beogradit dhe Mitrovicës. Grenelli kërkoi nga Prishtina tërheqjen e menjëhershme të vendimit për taksën 100% mbi mallrat serbe me qëllim që të zhvillohet tregtia e lirë. Në Beograd i dërguari i Trumpit me ton të ashpër ka kërkuar nga Serbia që të ndalojë me përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.  Përgjigja e Serbisë ka qenë se në se Kosova vendos të heqë dorë nga taksa, atëherë Beogradi do t’i ngrijë përkohësisht  veprimet e tij kundër pavarësisë së Kosovës, por kurrë nuk do ta njohë fqinjën e vet të re.


Maqedonia e Veriut kërkon ndalim për importin e plehrave nga Bullgaria

Foto: BGNES

Shoqata e qytetarëve “02 Nisma” kërkoi ndalimin e plotë të importit të të gjitha llojeve të mbetjeve në Maqedoninë e Veriut, të cilat përdoren për djegie në termocentralin e Manastirit. Drejtori i depos më të madhe për plehra afër Shkupit “Drisla” Goran Angelov ishte shkarkuar nga posti i tij. Bashkë me dy shtetas italianë, ai është importues i plehrave në Bullgari, sasi të mëdha prej të cilave ishin gjetur në portet e qyteteve Varna dhe Burgas. Sipas Angelovit mbetjet në fjalë janë importuar për përdorim në termocentralin bullgar “Bobov doll”, por Prokuroria bullgare pohon se ato janë destinuar për një uzinë në qytetin Pleven (Bullgari Veriore). Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2014 nga Bullgaria në Maqedoni janë eksportuar 7.4 mln. tonë plehra. Sasi më të vogla janë importuar në fqinjën tonë perëndimore nga Serbia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.  Vetëm gjatë vitit 2019 në Maqedoninë e Veriut janë importuar 2 mln. tonë mbetje.


Është rritur nota e kredisë e Greqisë

Foto: EPA/BGNES

Ministri grek i financave Htistos Stajkuras pohoi se është rritur nota për aftësinë kreditore të Athinës. Pas 10 vjetësh të krizës ekonomike, qëndrueshmëria politike dhe politika e ashpër fiskale kanë dhënë rezultat dhe mundësi për hyrjen e investimeve të mëdha dhe për lëvizje të lirë të kapitaleve, komentojnë nga qeveria. Tashmë mund të ulet vlera e kontributeve të punëdhënësve – diçka që do të ndihmojë uljen e papunësisë. Qeveria konservatore hoqi dorë nga pakësimi i pagës minimale dhe po fillon një politikë të re të mbështetjes së të ardhurave të klasës së mesme, komentojnë ekspertët. Në bazë të rritjes së notës së kredisë ulet “teksa e solidaritetit”, të cilën e paguajnë mbi 2 milionë grekë, kurse që nga viti 2021 kjo taksë do të hiqet.


Rumania dhe Ukraina diskutojnë për historinë e Bukovinës

Foto: wikipedia.org

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski deklaroi në lidhje me Ditën e Unitetit të Ukrainës se Bukovina Veriore është okupuar nga Rumania në vitin 1919. Sa i përket këtij pohimi Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë kërkoi shpjegime nga ana e Kievit dhe shprehu befasi nga interpretimi i gabuar i historisë. Ambasadori i Ukrainës në Rumani kërkoi falje duke shpjeguar se bëhet fjalë për gabim në përkthim. Lideri ukrainas ka folur për ngjarjet para 100 vjetëve, duke theksuar se “territori i madh Galicia është okupuar nga ushtria polake, Bukovina Veriore – nga rumunët, Zakarpatia hyn në territorin e Çekosllovakisë.” Sipas diplomatit ukrainas keqkuptimi vjen nga kjo se në tekstin anglez “është zënë” është zëvendësuar me “është okupuar” .


„Kanali i Stambollit” kërcënon të ardhmen e Konventës Montreaux

Foto: EPA/BGNES

Projekti për ndërtimin e “Kanalit të Stambollit”, i cili sipas projekteve do të jetë një alternativë e Bosforit, e vë në dyshim Konventën Montreaux për Detin e Zi, komenton Agjencia “Bloomberg”.  Konventa nga viti 1936 garanton kalimin e lirë dhe falas të anijeve tregtare përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve.  Për të qenë fitimprurëse rruga alternative detare, Turqia do të duhet të vendosë taksa për përdorimin e Bosforit. Por kjo nuk mund të bëhet pa ndryshime në Konventën Montreaux për Detin e Zi. Për një ndryshim të tillë ka nevojë për bashkërendimin e pozitave të shteteve, të cilat janë palat e kësaj konvente. Rusia, Bullgaria, Rumania, SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia, Greqia, Japonia dhe vendet-trashëgimtare të Jugosllavisë vështirë do të miratojnë një ndryshim të tillë, sepse kjo do të çojë në ndryshime edhe në klauzolat ushtarake të dokumentit, komentojnë ekspertët.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Fake (f)or Real” paraqet fakte interesante për falsifikimet më të mëdha në histori

Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtra? Një histori e mashtrimeve dhe falsifikimeve”. Ekspozita do të qëndrojë në Sofje nga 16 korriku deri më 20 tetor, njoftojnë..

botuar më 24-07-16 6.30.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD