Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva për BNR: Normat e ulëta të interesit favorizojnë rritjen ekonomike

Foto: EPA/BGNES

Në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar zonja Kristalina Georgieva komentoi të ardhmen e Bullgarisë  në Eurozonë dhe shumë çështje të tjera nga ekonomia botërore.“Për Bullgarinë hyrja në Eurozonë tani është më e mirë, sesa në të kaluarën, pikërisht sepse bota është më turbulente”, tha Georgieva

Taksë progresive ose e sheshtë

Sipas saj, tatimi i arsyeshëm progresiv nuk e pengon rritjen, por bile e ndihmon, sepse pakëson pabarazinë në shoqëri. “Në Bullgari pabarazia është relativisht më e lartë sesa në shumë vende të tjera në Bashkimin Evropian, prandaj Bullgaria duhet të mendojë sesi ta zgjidhë këtë problem. Nuk dua që të bëj asnjë lloj deklaratash në një ose tjetër drejtim, sepse ky vlerësim duhet të bëhet me shumë vëmendje, duke i vënë në balancë dobitë  dhe rreziqet. Dhe a nuk ka instrumente të tjera, me të cilat të disponojë vendi – të themi si e përdorim anën e shpenzimeve të buxhetit” – vuri në dukje ajo dhe nënvizoi se prioritet për Bullgarinë duhet të jetë arsimi i fëmijëve nga 0 deri më 5 vjeç. Pikërisht në këtë moshë fillon formimi i tyre si personalitete.

Politikat e gjelbra – shtytje për investimet

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se Bullgaria nuk duhet të vonojë me politikat e gjelbra, sepse ekonomia me nivel të ulët të karbonit do t’u japë një shtytje të re investimeve dhe do të ndihmojë për krijimin e vendeve të reja të punës. “Dhe unë shpresoj se Bullgaria  do të gjejë vendin e vet në këtë sferë të re”, tha ajo.  

Lufta kundër ndryshimeve klimatike – një kauzë personale

“Ndryshimet klimatike janë një sfidë e madhe, por dhe mundësi për ndryshime në ekonomitë tona. Pa dyshim është se kalimi drejt një ekonomie me nivel të ulët të karbonit për disa do të jetë e rëndë. Por ky  është një ndryshim, i cili do të kontribuojë për ndryshime pozitive në shoqëri, theksoi Kristalina Georgieva.

“Para një viti lexova raportin për këtë se të gjitha prognozat tona për ndryshimet në klimë ripërtërihen dhe bile tejkalohen nga ajo e cila bëhet realisht. Gjatë gjithë kësaj kohe mendohesha për mbesën time se kur ajo do të bëhet 20 vjeçe, 100 milionë veta do të jetojnë varfëri  për shkak të pasojave  nga ndryshimet klimatike. Kur do të jetë 40 vjeçe, do të ketë më të paktën 130 milionë refugjatë klimatikë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Kur do të jetë 90 vjeçe, në qoftë se nuk i ndryshojmë gjërat, planeti do të jetë 3-4 gradë më i ngrohtë dhe do të jetë pothuajse e pamundur të jetohet”,vazhdoi ajo.

Kristalina Gjeorgieva vuri në dukje se, futja pak nga pak e tatimeve mbi emetimet e hidrokarbureve, do të sjellë mundësi për parashikime dhe do t’ua vërë çmim këtyre emetimeve.“Paratë prej tatimeve duhet të përdoren si për investime në teknologjitë e gjelbra, kështu dhe për pakësimin e peshës mbi njerëzit, të cilët do ta durojnë barrën e këtij tatimi.”

“Një plumb i argjendtë” kundër rritjes së ulët, interesave dhe inflacionit

Po e kërkojmë “plumbin e argjendtë” kundër rritjes së ulët, interesave dhe inflacionit, të cilat e pengojnë ekonominë që të mund të jetë ajo më dinamike. Mbase kjo fshihet në transformimin drejt ekonomisë me nivel të ulët të karbonit”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Norma të ulëta të interesit dhe sivjet

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia e botës vonon në mënyrë të sinkronizuar, pasi bankat qendrore kanë reaguar në mënyrë të sinkronizuar, sqaroi Kristalina Gjeorgjieva. “Duhet të vazhdojmë të mbajmë norma të ulëta të interesit dhe gjatë këtij viti, që të mund të sigurojmë përmirësim të rritjes mot deri më 3,3%”, tha ajo duke vënë në dukje se ky vendim sjellë në të ardhme dy probleme:

Interesat e ulëta do të thonë para të lira - oreks për huamarrje, i cili e fryu  huamarrjen botërore deri më $188 trilionë – më  shumë sesa qenë para krizës së borxhit. Në 43% nga vendet e varfra ka rrezik që kjo seriozisht të godasë ekonomitë e tyre. Problemi i dytë është se kurnorma einteresit është e ulët kërkojmë përfitim në ndonjë vend tjetër duke marrë përsipër një rrezik më të madh. Këtë grumbullim të rrezikut e kemi në të gjitha ekonomitë, më në veçanti në Eurozonë ku kemi interesa të ulëta dhe negative." Por, sipas Kristalina Georgievës tani për tani nuk ka shkaqe të mendojmë se na pret tronditje serioze.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD