Një kënd i posaçëm për fëmijët, si “një LEGO gjigante”, ku vogëlushit do të mund të ndërtojnë kështjella të ndryshme romake, do të mund të vishen me rroba nga kohëra të kaluara, të qëllojnë me hark dhe shigjeta, të njihen me teknikat e vjetra të thurjes, gatimit dhe bërjes së produkteve prej lëkure.E gjithë kjo do të jetë e mundur së shpejti në kompleksin turistik “Aqua Calide”, bëri të ditur Radioja Kombëtare Bullgare.
Objekti është unikal dhe atraktiv për vizituesit dhe gëzon një popullaritet gjithnjë e më të madh. Vendi afër Burgasit është shumë i bukur, sepse atje është përqendruar një histori shumëvjeçare. Ndër vlerat arkeologjike të gjetura në “Aqua Calide” janë muret e kështjellave në qytetin e lashtë Termopolis, banjat romake nga shekulli I pas Krishtit me pishina dhe dhoma të ndryshme. Ato mund të vizitohen nga turistët nëpërmjet pajisjeve moderne.
Tashmë ka një prokurim publik për ndërtimin e qendrës së re, e cila do të zhvillojë edhe më shumë vendin si një destinacion interesant turistik, thotë Radosveta Stjuart, udhëheqëse e drejtorisë “Turizëm” në Bashkinë e Burgasit.
Qëllimi është që objekti arkeologjik të popullarizohet dhe të tregojë në një mënyrë kureshtare për të kaluarën e “Aqua Calide”. Ky projekt krijon mundësinë të përfshijmë si arkeologji, ashtu dhe diçka tjetër të re dhe të ndryshme, që mungon si në bashki, ashtu dhe në tërë bregdetin pranë Detit të Zi. “Aqua Calide” do të jetë një vend unikal dhe kjo që shumë prej qytetarëve të Burgasit i uruan vetes – përsëri të mund të përfitojnë nga vetitë mjekësore të ujit mineral, do të jetë fakt” – thotë Radosveta Stjuart.
Projekti për qendrën ekspozuese dhe demonstruese “Ujërat minerale të “Aqua Calide” është me vlerë 3 mln leva dhe duhet të zbatohet në kuadrin e 14 muajve. Ai është pjesë e projektit më të madh “Fuqia e ujit”, i cili realizohet në kuadrin e programit operativ “Regjione në rritje” 2014-2020. Në kuadrin e projektit Bashkia e Burgasit parashikon krijimin e një itinerari të ri turistik, i cili do ta prezantojë Burgasin si një destinacion i ri turistik. Përveç “Aqua Calide” janë përfshirë akoma tri objekte të lidhura me ujin. Në Çengene Skele së shpejti do të krijohet një kompleks etnografik, në ishullin “Shën Anastasija” do të zgjerohet moli dhe do të rimëkëmbet fasada e tempullit të Burgasit “Shën Kiril dhe Metodi”.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: burgas.bg dhe aquae-calidae.comTurizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..