Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kujtimi për të ardhmen” në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake

Tregimi i madh për historinë ushtarake bullgare kalon përmes dëshmive të dëshmitarëve okular dhe hulumtimeve dokumentare të shkencëtarëve. Por në qoftë se duam t’i “ndiejmë” njerëzit të cilët kanë vënë vulën e tyre të vogël mbi tablon globale, duhet të hedhim një vështrim në albumet familjare dhe në sendet e trashëguara brez pas brezi.

Në fillim të çdo një viti, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake nderon me ekspozitë dhuruesit, të cilët në vitin e mëparshëm kanë hapur arkivat e tyre familjare dhe kanë dhuruar objekte të shtrenjta për ekspozitat e muzeut. Afro 900 artefakte  kanë mbërritur gjatë vitit 2019 në muze dhe një pjesë prej tyre janë të treguar në ekspozitën “Kujtimi për të ardhmen”.

Dhuruesit privatë  vijnë tek ne për shkak tëndjenjës së tyre për historizëm – tregon Dejana Kostova nga Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake.


Dhuruesit besojnë se copërat e kujtesës së tyre familjare do të kontribuojnë për ndërtimin dhe formimin e tregimit sa më të saktë, personal dhe të afërt për ushtrinë bullgare. Këta njerëz e kanë të kaluarën, me të cilën krenohen dhe kjo krenari transmetohet përmes brezave si një faktor i fuqishëm për qëndrimin e tyre ndaj historisë sonë.  

Mes eksponateve interesante në ekspozitë janë një monedhë e mbretit Ivan Aleksandër, vula e kontit Ignatiev, tyta e një arme avioni, një mekanizëm kyçës dhe fishekë nga avioni “Messerschmitt” të gjendur në tokën e fshatit Marica, si dhe një portret i oficerit  Dimitër Mihov – pjesëmarrës në luftërat për bashkim kombëtar, i piktorit ushtarak Boris Denev.

Këtu është dhe kamxhiku me këmbë dreri të kolonelit Dimitër Mlladenov – komandanti ushtarak i cili në fund të Luftës së Dytë Botërore mundi të ruajë pozitat e garnizonit të vet, të rrethuar nga aleatët e mëparshëm – gjermanët, dhe t’i kthejë të gjallë në atdhe pothuajse të gjithë ushtarët e vet.

Gjyshi im është betuar në emër të Bullgarisë dhe unë po kështu mora vendimin të mbetem në atdhe dhe të kontribuojë për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë – thotë mbesa e kolonelit Maria Nikollova. Motivacioni im që të dhuroj sende të tij vjen nga bindja se, në muze ato do të ruhen më mirë për brezat e ardhshëm, si dhe se më shumë njerëz do të marrin vendim për një gjest të tillë dhurues, sepse reliktet familjare duhet të shikohen prej të gjithëve. Ndjenja ime më e sinqertë dhe e thellë është që lufta të mbetet në histori jo vetëm për Bullgarinë, por dhe për të gjithë njerëzimin.

Trashëgimtarët e ministrit ushtarak dhe hero nga Luftërat Ballkanike, gjenerali Mihaill Savov, e fillojnë dhurimin e vet akoma gjatë vitit 1938. Në fillim fare vajza e tij dhuron uniformën dhe urdhrat e babait të saj, kurse sot nipi Mihaill Berov dorëzon për ruajtje të përjetshme në muze sendet e fundit të mbetura nga gjenerali. Dhurimi përfshin një komplet me figura, të cilat komandanti i ka vendosur mbi hartë, që të mund të paraqesë betejat luftarake, kurse një nga këto më të vlefshmet është testamenti i tij politik.


Gjenerali Mihaill Savov ka qenë një përkrahës i idesë për bashkimin e Bullgarisë tregon Mihaill Berov. Prandaj dhe “esenca” nga testamenti i tij politik është shkruar në varrin e tij – monumenti i vetëm, i kthyer në jugperëndim – nga Maqedonia. Andej nga janë drejtuar sytë e tij, ai ua lë si trashëgimi brezave të ardhshëm idealet e parealizuara të bashkëkohësve të vet. Dhe i ndalon çdo njeriu të huaj, përveç vajzës së tij të vendosë lule apo kurorë në varrin e tij.Nëna ime tre herë me radhë e ka kthyer kurorën e mbretit Boris III, aq më tepër se gjyshi im ka qenë skeptik ndaj monarkisë dhe ka folur për gabimet e bëra nga ana e dinastisë. Testamenti politik është shtypur në një shpallje të madhe vdekjeje, vepër e shoqatave të oficerëve dhe të anëtarëve të partisë së tij liberale dhe mund të shikohet në muze.

Përveç eksponateve, të cilat rikujtojnë për të kaluarën të lavdishme  të ushtrisë bullgare, në ekspozitë janë përfshirë dhe sende nga historia jonë më e re. Për shembull sendet dhe rrobat e rreshterit Ivelin Inxhov, i cili ka marrë pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Karllovo

Bullgaria shënon 187 vjetorin e lindjes së Apostullit të Lirisë - Vasill Levski

Vetëmohimi, ndershmëria, trimëria dhe besimi në të drejtën e lirisë kombëtare dhe në një jetë të denjë. E gjithë kjo personifikon një nga heronjtë më të dashur kombëtar bullgar - Vasill Levski . Më 18 korrik të këtij viti Bullgaria shënon 187 vjet..

botuar më 24-07-18 6.35.PD