Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të hyjë në Eurozonë me kursin aktual të këmbimit euro-leva

Ministri i financave Vlladisllav Goranov
Foto: BGNES

Pas konsultimeve të zhvilluara me partitë politike në Kuvendin Popullor Ministri i financave Vlladisllav Goranov deklaroi se deri në aderimin në Eurozonë Bullgaria nuk do të ndryshojë kursin e fiksuar të këmbimit të levit ndaj euros, i cili është 1 euro për 1.95583 leva.

Këtë sqarim Goranovi e bëri duke pasur parasysh frikësimet se gjatë kohës së qëndrimit të vendit në mekanizmin ERM-2 ky kurs mund të ndryshohet.

Guvernatori i Bankës Populllore Bullgare Dimitër Radev komentoi se pas bisedimeve me grupet parlamentare është optimist për këtë se Bullgaria do të hyjë në mekanizmin valutor dhe në Eurozonë me kursin, të cilin e kemi aktualisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Borisov propozoi një koalicion të katërfishtë

Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të formohet pa "DPS - Fillimi i Ri" të Peevskit, pa "Aleancën për të Drejta dhe Liri" të Doganit, pa..

rinovuar më 24-11-11 6.36.MD

Gjykata Kushtetuese hapi një çështje për të kontestuar zgjedhjet e 27 tetorit për Asamblenë e 51-të Kombëtare

Gjykata Kushtetuese hapi një çështje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Në një mesazh në faqen e institucionit thuhet se çështja është nisur me kërkesë të 58 deputetëve të Legjislaturës së 50-të të..

botuar më 24-11-11 5.58.MD

Kuvendi Popullor nuk e zgjodhi kryetarin e tij

Pas dy raundeve të votimit, Kuvendi Popullor nuk arriti të zgjidhte kryetarin e ri. Asnjë nga aplikimet e paraqitura të Natalia Kisellovës, Nikoleta Kuzmanovës, Petër Petrov, Raja Nazarjanit dhe Andrej Cekov nuk arritën të fitojnë shumicën e votave. Pas..

botuar më 24-11-11 3.41.MD