Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulet numri i dënimeve kundër Bullgarisë në Strasburg

Foto: frontnews.eu

Për herë të parë që nga viti 1995 Bullgaria është jashtë grupit të vendeve me më shumë dënime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, tregon raporti vjetor i Gjykatës në Strasburg. Me 13 akte vendi është ulur nga vendi i 8 në vendin e 11 për nga numri i dënimeve, ku Gjykata ka konstatuar shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut. Gjatë vitit 2018 dënimet kundër Bullgarisë kanë qenë 27. Vendi ka 497 ankesa dhe ruhet tendenca e pakësimit të numrit të tyre. Me numër më të madh dënimesh janë Rusia (186), Ukraina (109), Turqia (97), Rumania (56), Moldavia (39) Hungaria (36) dhe Greqia (23).Numri i përgjithshëm i ankesave para Gjykatës për vitin 2019 është 59 800. ¼ prej tyre janë kundër Rusisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD

Partia “Veliçie” organizon protestë kundër zëvendësimit të votës

Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..

botuar më 25-03-11 3.23.MD