Prokuroria e di se lufton kundër një organizate që disponon milionë, të cilat do t'i përdorë që të mbrohet në media, tha zëdhënësja e Kryeprokurorit Sijka Mileva me rastin e hetimit kundër Vasill Bozhkovit dhe Komisionit për Lojërat e Fatit. Ajo hodhi poshtë akuzat se vlerat historiko-kulturore nga koleksioni i oligarkut që aktualisht është fshehur jashtë shtetit konfiskohen dhe hidhen në thes. Procedura ka kaluar në rendin ligjor në prani të ekspertëve më të mirë. Ky është një sulm hibrid kundër Prokurorisë nga i akuzuari Bozhkov dhe personat e lidhur me të, deklaroi Mileva. Para kësaj fondacioni “Trakia” i kontrolluar nga Bozhkovi doli me një deklaratë se konfiskimi çon në asgjësimin e trashëgimisë së lashtë historiko-kulturore.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..