Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti sinkronizoi Ligjin Valutor me kërkesat e Eurozonës

Foto: arkiv

Kuvendi Popullor miratoi në lexim të dytë amendamente në Ligjin Valutor, me të cilat ndryshohet dhe Ligji për Bankën Popullore Bullgare. Amendamentet janë të lidhura me kërkesat për aderim në të ashtuquajturën “dhomë pritjeje” të Eurozonës  - Exchange Rate Mechanism II (ERM II).

Banka Popullore Bullgare shpjegoi se ndryshimet sigurojnë përputhje të kornizës legjislative kombëtare me atë evropiane dhe kjo është një kërkesë e detyrueshme për aderim në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit.

Kuvendi Popullor tashmë miratoi vendim, me të cilin dha mandat për hyrje në eurozonë vetëm me normën e kursit të këmbimit 1,95583 BGN për за 1EUR. Ndryshimet legjislative gjithashtu ndalojnë transferimin e parave mbi 30,000 BGN (15,000 EUR) ose të ekuivalentit të tyre në një monedhë tjetër jashtë vendit për personat që kanë detyrime publike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD