Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Serbia Lindore e populluar me bullgarë është zona e re armbajtëse

Rajoni i qytetit bullgar Trën, ku prej shumë vitesh prodhohet ar.
Foto: dnevnik.bg

Këtë e njofton agjencia e lajmeve BGNES, duke cituar studimin e kompanisë kanadeze “Medgold” , të zhvilluar në rajonin e populluar me serbë me prejardhje bullgare, të njohur tek ne si “Krahinat Perëndimore Bullgare”. Këto troje kanë hyrë në territorin e Serbisë pas nënshkrimit të Traktatit të Neuilly-sur-Seine në vitin 1919. Ato janë “të arta” në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës.

Në rajonin Tlamino, ku mbi 80% prej popullsisë janë bullgarë, janë zbuluar xeherore me përmbajtje të lartë të metaleve të çmuara, të cilat përmbajnë nga 8,22 gramë ar dhe 193 gramë argjendtë në një ton xeherore.

Në rajonin e qytetit Trën, i cili ndodhet përballë rajonit të studiuar nga kanadezët, por në territorin e Bullgarisë, prodhohet ar që nga kohërat e socializmit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verërat vendase do të konkurrohen me verërat e huaja në "Vinaria 2025"

Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..

botuar më 25-02-18 6.35.PD

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..

botuar më 25-02-18 5.45.PD
Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD