“Gazpromi” rus dhe “Holdingu Energjetik Bullgar” po pakësojnë kapitalin e shoqërisë së tyre të përbashkët “Rryma Jugore”, si një hap i parë drejt likuidimit të kompanisë. Deri në muajin prill kapitali i firmës pakësohet me pothuajse 150 000 euro, të cilat do të shkojnë krejtësisht drejt “Gazpromit” së cilës “Holdingu Energjetik Bullgar” i ka borxh 98 000 euro. Për palën bullgare kryesore është klauzola e kontratës për shpërbërjen e shoqërisë, se Holdingu Energjetik Bullgar nuk i detyrohet asnjë kompensim palës ruse dhe ajo nuk mund të ngrejë çështje kundër partnerëve bullgarë. Pritet po kështu dhe shitja e pronave me vlerë rreth qytetit Varna, për mbi 9,5 milionë euro. Bullgaria tanimë i pagoi “Rrymës Jugore” mbi 6,5 milionë euro, për prona mbi të cilat kalon traseja e gazsjellësit “Rryma Ballkanike”
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..