Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 40 000 klientë të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave mund të kenë probleme softuerike

Foto: BGNES

Aksesi i mbi 40 000 qytetarëve tek shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave mund të ndërpritet vetëm pas disa ditësh. Kjo do të ndodhë për shkak të masave për siguri të ndërmarra nga Agjencia në fjalë gjatë transferimit të të dhënave mes serverëve të saj dhe klientëve. Që në janar Agjencia Kombëtare e të Ardhurave paralajmëroi se të gjithë klientët do të duhet të rinovojnë sistemet tyre operative, sepse versionet e vjetra tashmë nuk do të mund të mirëmbahen nga bowserët. Kjo u përket kryesisht klientëve, të cilët përdorin sistemin e operacionit Windows XP dhe versionet e vjetra të browserëve. Rinovimi duhet të ndodhë deri në 17 shkurt. Ka të ngjarë që në një moment të ndërpritet qasja edhe e njerëzve me versione më të vjetra të Windows 7. Rreth 1 mln janë klientët e shërbimeve elektronike të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD
Kornelija Ninova

Pamundësia e formimit të një qeverie flet për një krizë të rëndë politike

Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...

botuar më 24-07-08 6.09.MD
Petko Nikollov

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do t'i kursejë ekonomisë miliona euro

Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Petko Nikollov. Ai citoi një raport nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Akademinë Bullgare..

botuar më 24-07-08 2.03.MD