Fyelltari bullgar me famë botërore Teodosij Spasov është interpretuesi i parë solo, i cili ka ekzekutuar muzikë në të gjitha kontinentet. Aktualisht ai është pjesë nga ekspedita e 28 antarktike bullgare, bashkë me kitaristin Hristijan Cvjatkov.
Të frymëzuar nga bukuria unikale dhe natyra e Kontinentit të Akullt, të dy muzikantët tanimë krijuan 10 kompozime të reja, mes të cilave “Vallëzim me pinguinët”, “Qeni i çalë”, “Gjiri i ujkut”, “Mund të të pres për gjithmonë”, “Tigrat e Drejkut”, “Etje për liri” dhe “Jetesa mes gurëve” – Living in Stones (Livingston është emri i ishullit, ku gjendet baza bullgare “Shën Kliment Ohridski”).
Më 8 shkurt baza e rinovuar spanjolle “Huan Karlos I” (baza tjetër e vetme polare në ishullin Livingston përveç asaj bullgare) u zhvillua dhe koncerti i parë për nga lloji i vet në Antarktidë. Publiku prej polarëve spanjollë dhe bullgarë mundi të shijojë improvizimet e flamengos spanjolle dhe të valles popullore bullgare. Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov janë dueti i parë muzikor, i cili ka ekzekutuar në kontinentin e akullt dhe muzikantët e parë, të cilët krijojnë dhe incizojnë muzikë aty. Disa ditë më vonë të dy zhvilluan dhe një koncert përpara publikut në ujërat e Antarktidës - në bordin e anijes ushtarake shkencore dhe studimore spanjolle “Esperides” e cila lundron në ngushticën Bransfield.
Përpara largimit të tij për në Kontinentin e Akullt në fund të muajit janar, Teodosij Spasov tregoi:
“Ndodhi si me çudi. Unë pata dëshirë të madhe të shkoja aty dhe t’u ekzekutoja pinguinëve-mbase ata e pëlqejnë më shumë fyellin, sesa njerëzit. Asnjë nuk e di. Mbase mund dhe të mos e pëlqejnë. Mundet të ikin dhe të vrapojnë drejt detit që të shpëtojnë.....
Një ditë më telefonoi prof. Pimpirev (udhëheqësi i ekspeditës bullgare atje) dhe tha: “Teodosij, të ftoj në këtë ekspeditë, a mund të vish?” Kështu ëndrra ime u bë realitet. Ftova edhe Hristijan Cvjatkovin – kitaristi, me të cilin shpesh herë kemi shfaqje së bashku."
Përshtypjet, ndjenjat dhe idetë e Teodosijit dhe Hristijanit gjatë kohës së udhëtimit të gjatë nga Bullgaria deri në Antarktidë dhe anasjelltas, dhe po kështu në Kili, në ujërat e akullta të ngushticës “Drejk” dhe gjatë kohës së qëndrimit në ishullin Livingston, tanimë po formojnë pamjen e vet muzikore.
Në mes të pinguinëve dhe fokave, të dy muzikantët ekzekutojnë, kurse kafshët jo vetëm se nuk stresohen, por dëgjojnë me një vëmendje të madhe. Kompozicionet i incizojnë me një regjistrues audio, i cili sipas fjalëve të Teodosijit bën një incizim kaq të mirë, sikurse është bërë në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare.
“Qëllimi im është të bëjmë një album, i cili të përfshijë muzikë, fotografi dhe video. Një ekipdo të kapë në videoprocesin e bërjes së muzikës. Ndoshta do të përgatitet një film prej rreth 30 minutash. Për mua fotografimi është një hobi dhe do të fotografoj gjërat të cilat më bëjnë një përshtypje aty.”
Gjatë majit të vitit 1996, Teodosij Spasov mori pjesë në ekspeditën prej 50 ditësh në Himalajë dhe incizoi “koncertin më në lartësi” në botë në rrafshnaltën Kalapatar (5350 metra lartësi mbi nivelin e detit), tamam përballë Everestit. Ky koncert hyri në Librin e Rekordeve “Gines”, kurse në tregun muzikor bullgar u përhap një album me muzikë prej tij.
“Këto janë udhëtime drejt vetvetes-tregon muzikanti, duke bërë një paralel midis Himalajës dhe Antarktidës. Gjatë kohës së orëve të gjata të kalimeve, mbetesh me mendimet e tua. Duke ndjekur kolonën e udhëtuesve nëpër “gjurmët e mijëra këmbëve” siç quhej ky shteg nga Lukla deri në Kalapatar dhe deri tek kampi, ke kohë për të menduar-nuk e di nëse nga ajri i holluar, ose nga ndonjë gjë tjetër.“ Sa i përket anës së veçantë e të ndryshme të nismës së vet krijuese, ai tregon:
"Grupi “Metallica” kanë ekzekutuar muzikë, por pa aparaturë, me kufje, që të mos të shqetësojnë banuesit e atyshëm. Në fakt tani për herë të parë kompozohet muzikë aty. Vangelis ka album me titull “Antarctica” nga viti 1983. Ai i është kushtuar Antarktidës, por nuk është incizuar aty."
"Ne do të ekzekutojmë idetë tona gjatë kohës së udhëtimit dhe e gjithë kjo duhet të “bymehet” si të thuash."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Prof. Hristo Pimpirev
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..