Të ardhurat e familjeve bullgare po shtohen gjatë tremujorit të fundit të vitit 2019 me një temp pak më të fortë nga shpenzimet, tregojnë të dhënat e statistikës kombëtare. Për periudhën tetor-dhjetor të ardhurat e përgjithshme për një anëtar të familjes janë 905 euro. Kjo është rritje me 13,7% kundrejt tremujorit të njëjtë të vitit 2018. Në të njëjtën kohë shpenzimet e përgjithshme shtohen me 10,7% deri më 854 euro. Pjesa më e madhe tek të ardhurat vjen nga rroga - 56,2%, të ndjekura nga të ardhurat e pensioneve - 27,3% dhe nga këto nga vetëpunësimi - 6,4%. Tek shpenzimet një pjesë më të madhe kanë paratë për ushqimin - 30%, pas tyre janë këta për banesën - 17,2%, për taksat dhe sigurimet sociale - 12,9% dhe për transportin dhe komunikacionet -1 1,5%.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..