Kryeministri Bojko Borisov u takua në Sofje me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Vreshtat dhe Verën Pau Roca. Të dy ata shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim me qëllim popullarizimin jashtë shtetit të traditave tona në vreshtari dhe në prodhimin e verërave si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit. Qe shënuar se 61 për qind nga vreshtat në Bullgari janë në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura të Origjinës dhe të Treguesve Gjeografik. Kjo u jep mundësi prodhuesve bullgarë të popullarizojnë regjionin e vet dhe të garantojnë cilësinë vendase. Vreshtat e mbjella në Bullgari janë pak mbi 60 000 dynymë.
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..