Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ushtarak bullgar në kontrollimin e trafikut ajror mbi Kosovën

Foto: arkiv

Qeveria zgjeroi pjesëmarrjen e ushtarakëve bullgarë në kontingjentin e NATO-së KFOR në Kosovë. Në këtë mision me mandatin e OKB-së përcillet një ushtarak bullgar për kontrollimin e trafikut ajror. Kështu u sigurohen mundësi kuadrove të Forcave Ajrore të grumbullojnë përvojë praktike në mjedis ndërkombëtar. 

Kjo do të kontribuojë për zbatimin e angazhimeve të ndërmarra për shtimin e numrit të ushtarëve bullgarë në komponentin ajror të NATO-së. Që nga viti 2014 trafiku ajror i aviacionit civil mbi Kosovën udhëhiqet nga Hungaria. 

Duke marrë parasysh rimëkëmbjen e fluturimeve midis Beogradit dhe Prishtinës NATO-ja vazhdon të kontrollojë të ashtuquajturën “hapësirë të ulët ajrore” mbi Kosovën.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” nuk do të mbështesë një qeveri të mbështetur nga DPS

Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...

botuar më 24-08-02 5.59.MD
Presidenti Rumen Radev

Rumen Radev ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e festës kombëtare të RSM-së

Kreu i shtetit Rumen Radev ka uruar presidenten dhe qytetarët e RSM-së me rastin e festës kombëtare Ilinden - Dita e Republikës. “Vetëflijimi i heronjve të Kryengritjes së Ilindenit mbart kujtesën në kohë, e cila do të lidhë përgjithmonë..

botuar më 24-08-02 1.57.MD
Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev: Mjafton ndihma nga BE-ja për t'u përballur me zjarret

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është..

botuar më 24-08-02 12.24.MD