Të Lidhurit e Mishit janë një festë e krishtere e cila çdo vit ndërron datën në varësi të Pashkës së Madhe. Sipas kanunit kishtar Të Lidhurit e Mishit janë ditën e diele 8 javë para Ringjalljes së Jezus Krishtit. Sivjet Të Lidhurit e Mishit bien më 23 shkurt. Sipas traditës në tryezë rregullohen gjella me mish që nga ku vjen edhe emri. Një nga traditat është që të porsamartuarit të shkojnë mysafirë te kumbarët dhe te prindërit e nuses duke u sjell atyre pulë të zier, bukë dhe verë. Mish derri me lakër, japrakë, byrek janë gjellët tradicionale mbrëmjen e Të Lidhurve të Mishit. Kjo është dita e fundit në të cilën ata që mbajnë kreshmë hanë mish.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..