Prokuroria e Sofjes akuzoi tre shtetas rusë për përpjekje për vrasje të Emilijan Gebrevit, birin e tij Hristo dhe një person me inicialet V.T. Sergej Viktoroviç Pavllov, Sergej Vjaçesllavoviç Fedotov dhe Georgi Gorshkov kanë vepruar në periudhën 28 prill – 4 maj 2015 me mjete të rrezikshme për jetën e njerëzve. Hetimi konstatoi se ata nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë shtetit me emrat e tyre të vërtetë. Kanë përdorur pasaporta të ndryshme ndërkombëtare me identitet të rremë. Hetuesit kanë grumbulluar të dhëna për akoma katër tentativa të mëparshme kundër Emilijan Gebrevit. U konstatua se dy prej këtyre tentativave janë bërë jashtë kufijve të Bullgarisë, ndërsa Emilijan Gebrevi nuk ka pasur informacion për kryerjen e tyre.
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në..