Radio Bullgaria përgatit për ju një seri artikujsh, kushtuar disproporcioneve në ekonominë bullgare. Bashkëbiseduesi ynë për këtë temë është Adrian Nikollov – analist në Institutin e Ekonomisë Tregtare.
Pesë rajone bullgare janë në klasifikimin e krahinave më të varfra të BE-së, kurse më i prapambeturi në këtë listë tashmë vite me radhë është Bullgaria Veriperëndimore.
“Në këtë pjesë të Bullgarisë aktualisht e kemi “koktejin perfekt” prej faktorëve negativë” – pohon analisti Adrian Nikollov dhe vazhdon:
„Duhet të fillojmë me demografinë, sepse kjo është tendenca më shqetësuese dhe është një faktor, i cili do ta mbajë verilindjen në fundin e klasifikimit, bile në se arrijmë t’i përmirësojmë të gjitha faktorët e tjerë. Rajoni i qyteteve Vraca, Montana dhe Vidin është ai me popullsi më të moshuar dhe është më i shpopulluari në vend.
Mungesa e të rinjve është diçka që është tepër e vështirë për të kapërcyer, sepse në se një vend shpopullohet, kthimi i njerëzve në të është një proces shumë i vështirë.
Faktoi i dytë problematik, për të cilin gjithashtu duhet të flasim, është arsimi. Faktori kyç në rimëkëmbjen e shumë krahinave të Bullgarisë Jugore, i cili lejoi zhvillimin e tyre pozitiv, ishte krahu i punës me kualifikim të përshtatshëm. Por njerëzit në pjesën veriperëndimore të shtetit mbeten jashtë kërkesave të tregut të punës të lidhura me arsimin.
Problemi i tretë është konektiviteti infrastrukturor. Në pjesën veriore të vendit ka pika të izoluara të aktivitetit ekonomik, të cilat nuk “flasin” me njëra-tjetrën në mënyrë adekuate për shkak të mungesës së infrastrukturës. Kështu bizneset vendore nuk mund të zhvillohen dhe të bashkëpunojnë siç duhet. Mallrat nuk lëvizen lirisht. Këto janë tri gjërat, të cilat duhet të jenë në qendrën e përpjekjeve për ndryshim në Bullgari Veriperëndimore”.
Kur të rinjtë nuk mund të studiojnë në një vend, ata zgjedhin ndonjë vend tjetër dhe zakonisht pastaj nuk kthehen – ky është një faktor, i cili gjithashtu ndikon strukturën demografike të rajonit. Prandaj “është mirë kur ka mundësi për arsim të lartë në rajonin konkret, sidomos kur kemi si qëllim politik t’i gjallërojmë krahinat si Bullgaria Veriperëndimore“.
„Nga ana tjetër duhet të përmendim dhe se arsimi i lartë duhet të jetë cilësor – shpjegoi Adrian Nikollov. – Dhe kjo është një problem i konsiderueshëm për universitetet jashtë qendrave të mëdha arsimore – çfarë do të jetë cilësia e kuadrove profesionale, të cilat përgatiten në to? E dimë se madje universitetet e mëdha si Universiteti i Sofjes, Universiteti për Ekonomi Botërore dhe Kombëtare, Universiteti i Ri Bullgar nuk arrijnë të konkurrohen në tregun arsimor ndërkombëtar, të mos flasim për universitetet e vogla. Një pjesë e madhe prej arsimit tonë profesional nuk është reformuar dhe nuk është i përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe të biznesit vendor."
Shfaqja e investitorit të parë të madh është gjëja që është vendimtare në shumicën e rasteve për ardhjen e investitorëve të tjerë – komentoi Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonomi Tregtare, dukeshpjeguar se ka vëzhgime të drejtpërdrejta nga bisedat e tij personale me investitorët, me dhomat e tregtisë etj.
„Gjithnjë e më shumë kompani tregojnë interes për Bullgarinë Veriperëndimore. Sepse një nga faktorët kyç, të cilët i tërhoqën investitorët në ekonominë bullgare ishte krahu i lirë i punës tek ne. Por tani ata nuk mund të gjejnë më punëtorë të lirë në qytetet dhe rajonet më të zhvilluara si Plovdivi, Stara Zagora (Bullgari Qendrore) dhe Burgasi (Bullgari Lindore). Dhe sado e trishtueshme që të jetë, kjo mund të kthehet në një nga përparësitë e Bullgarisë Veriperëndimore – aty rogat janë të ulëta dhe standardi i jetesës nuk është i lartë. Prandaj bizneset, të cilat kërkojnë krah të lirë pune mund ta përdorin këtë mundësi.”
“Histori nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë” vazhdon javën tjetër me bisedë për kapacitetin e kufizuar administrativ në vendet e ndryshme, për fondet evropiane dhe zhvillimin e bashkive.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BGNES dhe arkiv
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..