Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tanimë jo punonjësit kërkojnë punë, por punëdhënësit kërkojnë kuadro

Foto: pixabay

70% nga bullgarët të cilët mësojnë jashtë shtetit dhe të cilët kanë marrë pjesë në forumet e karrierës, të organizuara nga Ministria Sociale gjatë vitit 2019, janë gati të kthehen në Bullgari. Në forumin e parë për vitin 2020 në Vjenë, 10% nga vizituesit kanë gjetur vende pune konkrete në atdhe. Më 7 mars në Londër është caktuar forumi i dytë i karrierës. Deri në vitin 2035 në Bullgari  do të rritet kërkimi i kuadrove me arsim të lartë në biznes, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare zëvendës ministrja e punës dhe e politikës sociale Zornica Rusinova. Për shkak të Brexitit po vihet re një pakësim i numrit të studentëve dhe dëshirë për t'u kthyer në Bullgari. Tregu i punës ka ndryshuar. Aktualisht jo njerëzit kërkojnë punë, por punëdhënësit kërkojnë njerëz, mendon Rusinova.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD