Presidenti turk do të diskutojë në Bruksel krizën me migrantët
Mbrëmjen e 9 marsit në Bruksel presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan do të diskutojë me presidentët e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të Këshillit të Evropës Charles Michel krizën me refugjatët e cila është objekt i një marrëveshjeje midis Turqisë dhe BE-së. Kriza u ashpërsua para nja dhjetë ditësh kur Turqia hapi kufijtë e saj për refugjatët dhe ata bënë provë të kalojnë në territorin e Greqisë. Në po këtë kohë presidenti Erdogan i bëri apel Greqisë të hapë dyert për migrantët të cilët dëshirojnë të shkojnë në Evropë. Lideri turk theksoi, se Ankaraja nuk mori nga vendet e tjera ndihmën te e cila shpresonte. Në këtë kontekst ai shprehu shpresë që rezultati i takimit të tanishëm në Bruksel do të jetë krejt i ndryshëm.
Greqia do të zgjatë gardhin përgjatë kufirit me Turqinë
Greqia vendosi të zgjatë me 36 kilometra gardhin përgjatë kufirit të saj me Turqinë në jug nga zona në të cilën prej një jave dhjetëra mijë refugjatë ushtrojnë presion duke bërë provë të kalojnë nga territori turk në të grek. Pjesa tjetër e gardhit do të përforcohet suplementarisht. Në këtë rajon forcat ekzistuese u përforcuan me forcat për luftim me trazirat, me dronë dhe qen policorë. Athina e akuzon policinë turke se u siguron migrantëve vegla me të cilat të çajnë rrugën përmes gardhit kufitar.
Zjarr asgjësoi një qendër të migrantëve në ishullin Lesbos
Ditët e fundit u shpeshtuan reagimet negative të banorëve të ishujve grek kundër organizatave të cilat ndihmojnë migrantët. Një zjarr i madh në ishullin Lesbos asgjësoi depo dhe zyra të një qendre të migrantëve të organizatës joqeveritare “Një familje e lumtur”. Përballë ishujve Lesbos, Hios dhe Samos zhvillohen stërvitje ushtarake. Në rajon nuk lejohet lëvizja e anijeve private. Ministri i migracionit Notis Mitarakis njoftoi, se hiqen ndihmat për të gjithë migrantët të cilët e morën statusin e mbrojtjes. Autoritetet morën vendim për krijimin e një kampi të përkohshëm për refugjatët nga tipi i mbyllur në afërsi të kufirit bullgar në rajonin Klidi. Parashikohet që aty të vendosen mijëra migrantë nga ishujt të cilët nuk e kanë të drejtën të marrin statusin e refugjatit dhe presin riatdhesim.
Dy rastet e para të koronavirusit në Shqipëri
Dy rastet e para të koronavirusit të ri (SARS-CoV-2) u zbuluan në Shqipëri. Mbartës janë te dy burrë – baba dhe bir, të cilët u kthyen nga Italia. Të dy janë në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka komplikacione. Parase të zbulohen rezultatet pozitive të të dy shqiptarëve, dikasteret shëndetësore testuan afro 60 kampione, në të cilat nuk u zbulua virusi i ri. Sipas të dhënave afro 400 mijë shqiptarë jetojnë në Itali.
Me rastin e 8 marsit policë rrugorë serbë u dhuruan grave shofere trëndafila
Edhe sivjet sipas traditës policë rrugorë serbë u dhuruan trëndafila grave shofere për të përuruar me rastin e 8 marsit. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi, se me këtë gjest të vëmendjes policët deshën t’u tregojnë grave, se me kujdes dhe me respekt reciprok mund të garantohet siguria e lëvizjes.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtra? Një histori e mashtrimeve..