Komisarja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatović paraqiti një raport për Bullgarinë ku bëhet thirrje për ndryshim të mënyrës në të cilën paraqiten grupet e minoriteteve në Bullgari, ku “gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit kundër romëve, njerëzve me seksualitet të ndryshëm dhe qytetarëve nga grupet e ndryshme minoritare shkakton shqetësim të madh”. Dunja Mijatović u bëri thirrje autoriteteve për të reaguar ashpër kundër shfaqjeve të urrejtjes, përfshi këto dhe ato të politikanëve të lartë. Raporti shënon edhe keqësimin e lirisë së mediave për shkak të mungesë së transparencës së pronësisë së mediave dhe të financimit të tyre, dhunës fizike kundër gazetarëve etj.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..