Me rastin e rekomandimit të Komisionit Evropian për lehtësimin e lëvizjes së punonjësve sezonalë, Kryeministri bullgar komentoi para gazetarëve se tani nuk është momenti për t’u debatuar kjo çështje. Ai sqaroi se nuk është kundër lëvizjes së lirë të njerëzve, përfshi këtu dhe emërimin e punonjësve sezonalë nga vende anëtare të BE-së, por sipas tij shtetasit bullgarë nuk duhet të shkojnë në vende të rrezikuara, si Austria, ku u emëruan urgjentisht infermiere bullgare. “Mendoj se nuk është e drejtë që ata të shkojnë për të punuar atje dhe pas skadimit të kontratave të kthehen në Bullgari, ta transmetojnë infeksionin dhe për këtë të vuajnë të gjithë qytetarët e tjerë në vend” – vuri në dukje Borisov.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..