60 000 firma kanë ndaluar punë për shkak të krizës së koronavirusit. Vetëm 228 prej tyre kanë kërkuar ndihmë sipas skemës së propozuar nga qeveria për pagimin e 60% të pagës së punonjësve nga shteti dhe të 40% nga punëdhënësit. Asociacioni i organizatave të punëdhënësve bullgarë ngul këmbë për ndryshim të kësaj skeme. Organizatat e biznesit insistojnë që paratë të derdhen direkt në llogaritë e punonjësve dhe për këtë periudhë të mos paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore, por periudha të konsiderohet si stazh pune.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 13°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite dhe në mbrëmje. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në..
"Vëzrazhdane" për herë të tretë i paraqiti Asamblesë Kombëtare një propozim për të mbajtur një referendum për të ruajtur levin bullgar. Pyetja në të është: "A jeni dakord që levi bullgar të jetë e vetmja monedhë zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043?"..
Ministri i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, është nisur për në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në Samitin e Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Facebook. Forumi organizohet nga Konferenca e Sigurisë e Munihut...
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në..