Të gjithë futbollistët dhe nëpunësit e klubeve të futbollit në Bullgari do të testohen për COVID-19 3 ditë para rifillimit të stërvitjeve, vendosi Bashkimi Bullgar i Futbollit. Garat dhe turnetë në Ligën e Parë dhe në Ligën e Dytë do të fillojnë përsëri 3 javë pasi Shtabi Operativ Kombëtar lejon fillimin e procesit të stërvitjeve. Qëllimi është që klubet të përgatiten mjaftë mirë për ndeshjet zyrtare. Afati për përfundimin e të gjitha turneve do të shpallet nga UEFA.
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..