Në qytetin Haskovo, Bullgari Jugore, Kryeministri Bojko Borisov tha se deri në fund të prillit Bullgaria do të aplikojë për të hyrë në mekanizmin ERM-2, i cili paraprin aderimin në Eurozonë.
Duke shprehur keqardhje për këtë se aplikimi u vonua, Borisovi nënvizoi se kriza, në të cilën po ndodhemi ka treguar se shtetet që janë pjesë e ERM-2 dhe Eurozonës do të marrin miliona euro,kurse vendet e tjera duhet të kërkojnë kredi.
“Bullgaria ka strukturim të shkëlqyer financiar dhe ekonomik dhe para aderimit duhet të plotësojë vetëm një kriter tjetër”, nënvizoi Borisovi.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..