Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se të ardhurat e përgjithshme vjetore mesatarisht për frymë të familjes në Bullgari gjatë 2019-ës janë rritur 9.6% në krahasim me vitin 2018. Gjatë dhjetë viteve të fundit (2010 - 2019) ato janë rritur 1.8 herë. Kontribut më të madh në formimin e të ardhurave ka paga e punës - 56.6%. Të ardhurat nga të gjitha transferimet sociale (pensione, shpërblime për të papunët, ndihmat për fëmijë dhe ndihma të tjera sociale) kanë formuar 30.2% të të ardhurave të përgjithshme. Të ardhurat e familjeve nga biznese të veta kanë formuar 6.4% të të ardhurave të përgjithshme.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..