Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tempujt mbetën pothuajse të zbrazët Të Shtunën e Madhe

Peshkopi Gerasim
Foto: BGNES

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje mbeti pothuajse e zbrazët Të Shtunën e Madhe gjatë liturgjisë së zhvilluar nga Shenjtëria e tij Peshkopi Gerasim. Pothuajse të zbrazëta sot ishin edhe shumica e kishave në territorin e vendit.

Besimtarët zbatuan kërkesat e Shtabit Operativ Kombëtar për të mbetur në shtëpi, që të mos përhapet infeksioni i Covid-19.

Kisha Ortodokse Bullgare vendosi të mos i mbyllë kishat për besimtarët. Mirëpo, liturgjitë festive do të zhvillohen para tempujve, ndërsa njerëzit duhet të mbajnë një distancë prej dy metrash mes tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD