Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij shërbeu liturgjinë festive për “Ringjalljen e Dytë”

Mitropoliti Antonij
Foto: arkiv personal

Sot në katedralen e mitropolitëve “Shën e Diela” në Sofje Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij shërbeu liturgjinë festive për “Ringjalljen e Dytë”. Sipas traditës në liturgji u lexua Ungjilli në gjuhë të ndryshme – si simbol i unitetit të të krishterëve ortodoksë në botë. Mitropoliti Antonij “u uroi bullgarëve “për të pasur gëzim paskal në zemrat dhe shtëpitë e tyre dhe Zoti t’u japë forca për t’i përballuar vështirësitë.

Nuk kishte shumë besimtarë në liturgjinë festive për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas rekomandimeve, të gjithë të pranishmit ishin me maska, nuk mbanin me vete lule dhe ishin në distancë 2 metra nga njëri tjetri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD