Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

19 satelitë të Elon Musk fluturuan mbi Bullgari

Foto: ЕPA/BGNES

Satelitë të lëshuar nga kompania “SpaceX” në kuadrin e projektit “Starlink” të Elon Musk kanë kaluar për rreth 15 minuta mbi territorin e Bullgarisë disa orë para Ringjalljes së Krishtit, bëri të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar. Satelitët mbi Sofje kanë lëvizur nga jugperëndimi në drejtim të verilindjes.

Satelitët që kanë fluturuar rreth 550 kilometra larg Tokës janë parë me sy të paarmatosur. Sipas sajtit “Science News” të cituar nga gazeta “24 çasa” (“24 orë”) ata kanë qenë gjithsej 19.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD