Në një videobisedë presidentët e Bullgarisë dhe Gjeorgjisë – Rumen Radev dhe Salome Zourabichvili diskutuan zhvillimin e korridoreve energjike, digjitale dhe transportuese në rajonin e Detit të Zi. Ato do të kenë një rol jashtëzakonisht të madh pas përfundimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Prandaj është me rëndësi të vazhdojë dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta mes Bullgarisë dhe Gjeorgjisë, konstatuan presidentët.
Ata janë unanimë se në krizë ka nevojë për balancë mes masave shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Radevi nënvizoi përkrahjen e Bullgarisë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Gjeorgjisë, kështu dhe për integrimin e saj evropian dhe atlantik.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..