Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skema 60:40 për ndihmë të biznesit do të zgjatet edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme

Foto: arkiv

Ministrja e punës dhe e politikës sociale Denica Saçeva siguroi, se masa qeveritare 60:40 për ndihmë të punësimit në biznesin e vogël dhe të mesëm do të mbetet në fuqi deri në mesin e qershorit, megjithëqë ishte parashikuar të funksionojë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e cila përfundon më 13 maj. Që nga fillimi i krizës e deri tashti në zyrat e punësimit u regjistruan 88 mijë veta dhe kështu numri i përgjithshëm i të papunëve u bë 291 mijë veta. Pa mundësi të marrin asistenca janë 12 mijë veta të cilët punuan në ekonominë joformale pa kontrata të punës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD