Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ndihmë financiare e BE-së për rimëkëmbjen e Ballkanit Perëndimor

Foto: BGNES

Komisioni Evropian shpalli, se do të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor me 3.3 miliard euro për përballimin e krizës në shëndetësi dhe të pasojave sociale dhe ekonomike nga pandemia Covid-19. “BE caktoi një pako financiare akt me të cilin ripohon solidaritetin e tij”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një takim me komisionarët evropian. Më 6 maj në një konferencë video të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian do të prezantojë një plan ekonomik e investues për regjion, i cili duhet të miratohet gjatë këtij viti. Ai do të jetë orientuar si te përballimi i pasojave të pandemisë, ashtu edhe te modernizimi i ekonomisë dhe te realizimi i reformave.


Turqia është në pikun e epidemisë së Covid-19

Foto: BTA

Të vdekurit nga koronavirusi në Turqi tejkaluan 3 mijë. Vendi është në kulmin e epidemisë, njoftoi ministri i shëndetësisë Fahretin Koxha. Numri i të shëruarve tejkaloi 44 mijë ose 1/3 nga të gjitha rastet. Ditën e dhjetë me radhë shihet ulja e të vdekurve me koronavirus, por rastet aktive në vend janë mbi 70 mijë. Ministri paralajmëroi se masat për kufizimin e infektimit do të mbeten në fuqi edhe gjatë majit. Pas përfundimit të muajit të shenjt Ramazan dhe festës Ramazan-Bajram vendi planifikon që gradualisht të rikthehet te jeta normale, informon korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Stamboll Marijan Karagjozov.


Greqia ka plan të qartë për rimëkëmbjen e ekonomisë

Foto: BTA

Greqia planifikon lehtësim gradual të kufizimeve të imponuara për epideminë. Nga 4 maj do të hiqen kufizimet për daljen e shtetasve nga shtëpitë e tyre, domethënë ata do të dalin pa leje me shkrim ose pa shkruar SMS. Do të hapen libraritë, dyqanet e elektronikës dhe e sportit, floktoret si dhe kishat për frekuentim individual. Për 1 qershor parashikohet hapja e restoranteve dhe lokaleve, hoteleve. “Fillojmë të kthehemi te jeta normale pa lënë pas dore masat e sigurisë”, thekson në grafikun e shpallur kryeministri Kiriakos Micotakis.


Nga 1 korriku hapen plazhet e Qipros

Foto: BGNES

Qiproja planifikon heqjen me etape të kufizimeve për shkak të koronavirusit nga 21 maj, tha presidenti Nikos Anastasiadis. Nga 4 maj rimëkëmbet puna në ndërtim dhe në tregtinë me pakicë. Më 11 maj nxënësit e shkollave të mesme kthehen në dhomat e klasës. Nga 21 maj hiqen kufizimet për lëvizjen e shtetasve, hapen hapësirat shoqërore, parqet, sheshet, por e gjithë kjo në respektim të plotë të masave të mbrojtjes. Nga 1 qershori edhe plazhet do të jenë të hapura. Presidenti Anastasiadis u falënderoi shtetasve për “dhurimin dhe disiplinën e tyre në respektimin e masave pa precedent”. Deri më 29 prill në mbrëmje në Qipro u regjistruan 843 të infektuar me koronavirusin në sfondin e afro 56 mijë testeve të realizuara, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Qipro Branisllava Bobanac.


Në Kroaci planifikohet protestë virtuale më 1 maj

Për shkak të ndalimit të grumbullohen shumë njerëz në një vend në lidhje me pandeminë e koronavirusit Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Kroaci planifikon që më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, të organizojë protestë virtuale në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve. Veprimtaria do të realizohet nëpërmjet platformës online ZOOM dhe do të transmetohet në Facebook. Kështu sindikalistët kanë ndërmend të përcjellin mesazh se “është koha për një model të ri të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik”.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD