Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e Sofjes do të transmetojë një koncert festiv më 6 maj

Teatri operistik do të transmetojë më 6 maj në orën 17.00 koncert festiv me rastin e Ditës së Shëngjergjit. Në videomesazhet dhe përshëndetjet muzikore do të përfshihen këngëtarët e shquar Rajna Kabaivanska, Aleksandrina Millçeva, Maria Gulegina, Katrin Foster, Nadja Krësteva, Cvetana Bandallovska, Kostadin Andreev, regjisori Filippo Tonon, dirigjentët Constantin Trinks, Erick Waechter,  Pavell Klinçev. Në program janë përfshirë vepra të  kompozitorëve Vagner, Puçini, Verdi, Borodin, Bizet, Saint-Saen, Minkus, Ljubomir Pipkov.

Adhuruesit e operës dhe baletit, të cilët kanë mundësi dhe dëshirë, mund të përkrahin financiarisht artin me dhurime. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD
Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD