Me urdhëresë të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev përkohësisht ndalohet hyrja në Bullgari e të gjithë njerëzve, pavarësisht nga shtetësia e tyre, përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar me transport ajror, hekurudhor apo me automjete.
Ndalimi është në fuqi nga 14 maji deri më 14 qershor 2020. Ai nuk vlen për bullgarët dhe familjet e tyre, të cilët jetojnë vazhdimisht në Bullgari, për specialistët e mjekësisë, personelin e kompanive të transportit, zyrtarët e huaj , të shtetasit e huaj të cilët punojnë mbi projektet infrastrukturore në vend, punëtorët sezonalë dhe ata, të cilët udhëtojnë për arsye humanitare.
Karantina 14-ditore në shtëpi apo në hotele është e detyrueshme për të gjithët që vijnë në Bullgari nga vende të tjera.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...