Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lejlekët e parë të vegjël dolën nga vezët në Bellozem

Foto: BGNES arkiv

Kamera kapën një moment special nga jeta e lejlekëve në Bellozem – çelja e zogjve të parë të vegjël për këtë vit. Sistemi modern i vëzhgimit të dy foljeve të lejlekëve ndodhet mbi çatinë e vatrës së kulturës”Prosveta 1909”. Në këtë mënyrë, bashkë me ekipin e organizatës së ambientalistëve “Ballkanët e Gjelbër” u bëmë dëshmitarë të diçkaje që nuk mund të shihet në mënyrë tjetër.

Foto: belozemstork.euMë 8 maj ekipi i ornitologëve ka parë 4 lejlekë të vegjël në njërën prej foljeve. Videoja tregon se një ditë më parë shpendët e mëdhenj ende kanë ngrohur vezët. Me ndihmën e teknikës është saktësuar momenti i çeljes së vezëve, shpjegoi Elena Uzunova. Vëzhgimi i lejlekëve realizohet në kuadrin e projektit “Ruajtja dhe popullarizimi i lejlekëve në Bellozem, fshati evropian i lejlekut të bardhë në Bullgari”. Në fshat, i cili ndodhet pranë qytetit të madh jugor bullgar Plovdiv po ndodhen 20 çifte lejlekësh.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD