Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi fqinjësia e mirë

Ekaterina Zaharieva
Foto: BGNES

Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për avancimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Para kolegëve nga Këshilli i Punëve të Jashtme ministrja Zaharieva mirëpriti deklaratën e miratuar në takimin virtual të nivelit të lartë BE – Ballkani Perëndimor më 6 maj 2020 në Zagreb. Kjo për arsye se në të u përfshin marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe plotësimi i marrëveshjeve dypalëshe. Në qendrën e diskutimit ishin edhe perspektivat para procesit paqësor në Lindjen e Mesme dhe përkrahja e BE-së për vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriorenë luftimin e pandemisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy avionë spanjollë do të shuajnë malin kufitar Sllavjanka

Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin bullgar. Buldozerë të rëndë po bëjnë pastrime të gjera për të kufizuar përhapjen e zjarrit, tha Pllamen..

botuar më 24-08-06 10.27.PD

Fansat mblidhen për një koncert të Lenny Kravitz në Burgas

Mbi 12,000 fansa priten për koncertin e Lenny Kravitz në Burgas (Bullgaria Juglindore). Ngjarja në Stacionin e Detit në qytetin e Detit të Zi është pjesë e turneut Blue Electric Light të këngëtarit amerikan të rock-ut. Fituesi i 4 çmimeve “Grammy” vjen..

botuar më 24-08-06 8.20.PD

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim. Ditën e martë vranësira do të jetë e..

botuar më 24-08-05 7.30.MD