Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diana Kovaçeva vazhdon të jetë Avokatja e Popullit

Diana Kovaçeva para deputetëve në Parlament
Foto: BGNES

Me njëzëshmëri të plotë të enjten Kuvendi Popullor zgjodhi Diana Kovaçevën për postin e Avokatit të Popullit të Bullgarisë. “Pro” kandidaturës së saj votuan 173 deputetë, kurse 3 abstenuan.

Kovaçeva është në këtë post që nga shtatori i vitit 2019, kur ishte emëruar për të përfunduar mandatin e avokates së mëparshme të popullit Maja Manollova, e cila dha dorëheqje për shkak të pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet për kryetar bashkie në Sofje.

Kandidatura e Kovaçevës ishte e vetmja dhe ishte propozuar nga partia në pushtet GERB. Ajo mori përkrahje dhe nga opozitarët nga Partia Socialiste Bullgare. Mandati i saj do të vazhdojë 5 vjet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD