Me amendamente në Ligjin për inteligjencën deputetët krijuan një njësi kundër terrorizmit pranë Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Për punën e saj do të sigurohen 1,5 mln. leva (767 mijë euro), vendosën deputetët.
Në këtë institucion të ri do të plotësohen komponentët, të cilët po mungojnë në sistemin kombëtar për kundërvënien e terrorizmit, duke garantuar shpejtësi sa u përket personave, për të cilat është marrë informacion se kryejnë apo përgatitin krime terroriste.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..