Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kamping në kushtet e pandemisë

Si po përgatiten vendet për kamping në Bullgari për stinën e re?

4
Foto: Pixabay

Një stinë mjaft e vështirë për kampingjet presin nëpër bregdetin bullgar. Sezoni turistik për ta fillon më 1 korrik, por bazat tanimë po përgatiten që të mund të presin miqtë. Po caktohen masat e sigurisë, megjithëse udhëzime dhe rregulla për punën e tyre në këtë etapë nuk ka– rregullore tani për tani ka vetëm për hotelet.

“Në Bullgari ka shumë kampingje të cilat tanimë kanë hapur dyert. Një nga dispozitat më të rëndësishme, të cilat duhet të respektohen është kjo për punën e objekteve tregtare në të hapur” – sqaron Cvetomira Cocova nga Portali Bullgar për Kamping dhe Rulotë Camping.bg.  Përveç rregulloreve për hotelet, ata duhet gjithashtu të respektojnë dhe atë për funksionimin e pishinave, sepse aty shkruan  sesi duhet të mirëmbahen banjat, si dhe si duhet të punojnë lokalet në të hapur.”

Për shkak të turistëve më të pakët dhe të ardhurave më të vogla, pritet se shpenzimet për dezinfektim të banjave, do të jenë problem për disa kampingje, me qenë se për këtë qëllim do të ketë nevojë për më shumë punëtorë.  

Anketa e Radios Kombëtare Bullgare me menaxherë të kampingjeve në bregdetin bullgar tregon se ata po përgatiten për fillimin e sezonit dhe po ndërmarrin masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Do të përdorim kriteret e hartuara për hotelet – broshura, dezinfektues në vende të dukshme, dezinfektim të shtëpive. Vija jonë bregdetare e plazhit është mjaft e gjerë dhe turistët do të mund të mbajnë distancën e duhur. Terreni për çadrat është mjaft i madh – deklaron Galina Nedellçeva, menaxhere e kampingut “Kozmos” rreth Durankullakut. I vendosur në një vend piktoresk, në afërsi me kufirin bullgaro-rumun, kampingu disponon me 30 shtëpi të vogla dhe një terren për çadra dhe rulotë.  

Fillimi i vonë i sezonit turistik të verës nuk zgjon shqetësim të madh mes të punësuarve në bregdetin tonë më verior të Detit të Zi, me qenë se tradicionalisht aty stina fillon rreth fillimit të muajit korrik dhe zgjat deri në fillim të muajit shtator. Plazhet e ruajtura të virgjëra tërheqin adhuruesit e pushimeve kamping dhe në vende,ku nuk është ndërtuar infrastruktura e ppërshtatshme për këtë. Dhe ky është një problem serioz për bashkitë bregdetare.

“E reja për këtë verë  është se nuk lejohen automjete motorike brenda kufijve të plazheve- thotë kryetari i bashkisë së qytetit Shablla Marijan Zheçev dhe sqaron: Rregullorja, e cila presim se do të caktojë rregulla të qarta për ashtuquajturin “kampim të lirë” mjerisht ende nuk është hartuar dhe nuk ekziston. Kjo edhe më shumë po i forcon shqetësimet e lidhura me situatën epidemike. Problemi është aty, ku kemi një kampingje pa kushte të kërkuara higjieno-normat sanitare, pa ujë të rrjedhshëm, kanalizim dhe banja. Siopas mejemasa më e drejtë aktualisht është të mos lejohen kampingjet e lira në zona të tilla” .

Masa më të ashpra higjienike dhe ndoshta çmime më të ulëta do të ketë në kampingun “Kavaci”. Ai është një ndër më të mëdhenjtë nëpër  bregdetin tonë jugor me 60 shtëpi, me motel, si dhe me rreth 100 vende për çadra dhe rulotë, kurse turistët aty janë 99% bullgarë.

“Do t’i kushtojmë një vëmendje më të madhe pastërtisë– sqaron Zornica Ilieva, menaxherja e kampingut.Kategorikisht nuk do të lejohet një hyrja e pakontrolluar të shumë njerëzve. Do të ketë një njeri i caktuar, i cili do të ndjekë për këtë, kurse hyrja do të bëhet vetëm me çip. Më i rëndësishëm është shëndeti i turistëve dhe i personelit tonë. Po i shqyrtojmë çmimet dhe mbase edhe në mënyrë fare të vogël por, ulje do të ketë. Por jemi duke folur për çmimin e fjetjeve për hotelin dhe për shtëpitë, sepse me të vërtetë presim një stinë mjaft të vështirë”.


Në Bullgari më të prekurat nga kriza do të jenë kampingjet, të cilat punojnë kryesisht me turistë të huaj, prognozon Cvetomira Cocova. Gjysma e bullgarëve do të ndryshojnë planet e veta për pushim gjatë kësaj vere, por pavarësisht nga kjo vetëm 5% do të heqin dorë nga pushimet në kamping. 61% nga të anketuarit deklarojnë se, pushimi në kamping është më i sigurt në kushtet e shpërndarjes së koronavirusit, tregon një studim në internet të Portalit Bullgar për Kamping dhe Rulotë Camping.bg.

Autor: Joan Kolev /intervista është e Valerija Nikollovës/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Radio Sofje, Pixabay, camping.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD