Fshati Oreshak është i njohur si një nga qendrat e arteve të zejtarisë në Bullgarinë Veriore. Në të shtunën nga ora 11 deri në orën 14 do të jetë e hapur ankand-ekspozita “Mjeshtërit e Trojanit”. Eventi do të zhvillohet në parkun e Ekspozitës Kombëtare të Arteve dhe Zanateve në fshat. Mjeshtërinë e vet do ta prezantojnë zanatçinj që prodhojnë qeramikë dhe produkte të gdhendura prej druri.
Vitet e fundit Oreshak bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turizëm ekologjik dhe fshatar. Ndër kuriozitetet e tij është Manastiri i qytetit Trojan, i cili është themeluar rreth vitit 1600 dhe është i treti më i madh në Bullgari.
Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se..