Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Myslimanët në malin e Rodopeve presin Ramazanin

Një nga xhamitë në qytetin e Kërxhalit
Foto: BGNES

Mijëra myslimanë në Rodopet Lindore presin më 23, 24 dhe 25 majin festën e Ramazanit në kushtet e masave të forcuara të sigurisë dhe respektimit të distancës fizike.

Për herë të parë sivjet në rajon nuk do të kthehen të afërmit e të mërguarve bullgarë me prejardhje turke që po jetojnë në Turqi. Kjo është për arsye të masave të parandalimit të Covid-19.  Shënimi i Ramazan Bajramit fillon me përgatitjen e petullave tradicionale dhe me vizita në varret e të afërmve. Të dielën kur është kulmi i festës namazet do të zhvillohen në ambiente të hapura në oborret e xhamive. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD
Kornelija Ninova

Pamundësia e formimit të një qeverie flet për një krizë të rëndë politike

Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...

botuar më 24-07-08 6.09.MD
Petko Nikollov

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do t'i kursejë ekonomisë miliona euro

Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Petko Nikollov. Ai citoi një raport nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Akademinë Bullgare..

botuar më 24-07-08 2.03.MD