Pensioni social i pleqërisë për njerëzit që kanë mbushur 70 vjet, por vjetërsia e punës e të cilëve nuk mjafton për të dalë në pension sipas rregullave të zakonshme të pensionimit, do të rritet nga 67,86 euro deri më 72,41 euro. Kjo do të bëhet më 1 korrik, mori vendim qeveria.
Rritja e këtij lloji të pensionit do të ndikojë të ardhurat e 133 600 njerëzve.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..