Më 21 maj 2020 në katër qarqe të vendit – Plovdiv, Pazarxhik, Stara Zagora dhe Sliven prej 4 600 hektarëve të mbjellë me trëndafila vajdhënëse janë mbledhur 3 mijë tonë. Në të njëjtën kohë vitin e kaluar sasia e trëndafilave të mbledhur ka qenë 1000 tonë. Këtë e tregon analiza e fundit operative e Ministrisë së Bujqësisë. Në të është shkruar se në vitin 2020 ulet interesi i bujqve bullgarë për rritjen e kulturave tradicionale bullgare si speca dhe domate. Sipërfaqet, në të cilat rriten domatet janë 40% më pak në krahasim me vitin 2019, kurse ato me speca – 30% më pak. Ndërkohë fermerët parapëlqejnë të orientohen tek rritja e patateve, shalqinjve dhe pjeprave.
Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..
Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për..