Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lejuan zhvillimin e konferencave dhe seminareve

| rinovuar më 20-05-30 12.13.MD
Foto: Këshilli i Ministrave

Sot, më 30 maj, Ministri i shëndetësisë lëshoi urdhëresë, me të cilën lejon zhvillimin e kongreseve, konferencave, seminareve, ekspozitave në kushtet e respektimit të masave parandaluese të lidhura me Covid-19 dhe në se të pranishmit në to nuk tejkalojnë 30% prej kapacitetit të përbashkët të hapësirave konkrete.

Kjo u bë e qartë pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev me përfaqësues të Zyrës Bullgare të Kongreseve. Në të në fokus ishin problemet e sektorit të kongreseve dhe konferencave, i cili nuk funksionon që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri komentoi se pasi tashmë ka tendencë të uljes së rasteve të regjistruara të të infektuarve, mund të liberalizohen gradualisht masat parandaluese për këtë lloj aktivitetesh. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD