Gjatë prillit të ardhurat e bankave në Bullgari u tkurrën me pothuaj 60%, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Për muajin, i cili hyn në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme, fitimi i bankave është 30 mln. euro, që do të thotë 42 mln. euro më pak në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Një nga arsyet për rënien e madhe është aktiviteti i ulur i klientëve sa u përket kredive të reja. Në të njëjtën kohë gjatë prillit bankat kanë dhe më pak të ardhura nga taksat dhe komisionet. Kjo është në sajë të aktivitetit të ulur financiar lidhur me masat kundër koronavirusit, të cilat bllokuan punën e shumë bizneseve dhe çuan deri në transferta më të pakta bankare dhe me karta.
Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për..
Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e ka shpallur të papranueshme ankesën e “Kishës së Krishterë Ortodokse dhe të tjerëve kundër Bullgarisë”. Vendimi është marrë unanimisht më 6 mars dhe është përfundimtar, njoftoi Ministria e..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..