22 janë rastet e reja të regjistruara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit pas 1347 testeve të zhvilluara me PCR. Bashkë me to numri total i rasteve të ripohuara arriti 2560 veta, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Nga rastet e reja 6 janë në Sofje, 9 – në Sliven, 4 – në Jamboll, në Vidin, Pazarxhik dhe Pernik – nga një.
Ndër të porsainfektuar ka 9 punonjës mjekësorë. 7 prej tyre punojnë në një repart në spitalin në qytetin Sliven. Reparti tashmë është mbyllur.
Dy prej personave të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Një prej tyre është mjek nga Vidini. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 146.
Numri i të vendosurve në spital është shumë i ulët – 132 veta. Vetëm 9 prej tyre kanë nevojë për mjekim intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 veta, ndërsa numri i tyre total deri tani është 1206 veta.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..