Protestë në mbrojtje të të drejtave të pakicës bullgare në Ukrainë u zhvillua para godinës së Ambasadës së Ukrainës në Sofje. Protestuesit ngulën këmbë që në qytetin ukrainas Bollgrad të hapet një Konsullatë Bullgare dhe të ruhet integriteti i bashkësisë bullgare në rajonin e Bollgradit. Pakënaqësia u provokua nga planet për reformë territorial administrative në Ukrainë. Nismëtarët e protestës kërkuan gjithashtu që në rajon të përcillet një mision vëzhguesish të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë, të tillë siç organizata ka në krahinën e Doneckut.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..