Që nga 15 deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresa të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave, ose e mjeteve të tjera mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin urban, në objekte me rëndësi publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme.
Mbeten në fuqi kërkesat për dezinfektim dhe higjienë të duarve, mospranimi në ambientet e punës të pacientëve me simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, respektimi i distancës prej 1.5 metrash nga personat, të cilët nuk janë nga një familje, puna në distancë atje ku kjo është e mundur.
Pasi pacientët e diagnostikuar me Covid-19 dalin nga spitali ata vendosen në karantinë 14 ditore. Vendimet e lëshuara deri në 15 qershor për izolim të detyrueshëm prej 28 ditësh hiqen me urdhër të drejtorëve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë pas skadimit të karantinës 14 ditore dhe në rast një rezultati negativ për Covid-19. Nuk lejohen vizitat në spitale.
Aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura zhvillohen me plotësim të kapacitetit të vendeve deri në 50% dhe distancë mes spektatorëve të paktën një vend.
Me plotësim të kapacitetit të ambienteve deri në 50% mund të zhvillohen gjithashtu kongrese, konferenca, seminare, ekspozita dhe aktivitete kulturore-argëtuese, përfshi këtu teatrot, koncertet, shfaqjet skenike.Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..